Thursday, 11. June 2026
Sport

Zyrtare: Mourinho rikthehet në Madrid, firmos për 3 sezone me Realin

GS 11/06/2026 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare: José Mourinho është trajneri i ri i Realit të Madridit. Portugezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me gjigantët spanjollë.

“Bordi i Drejtorëve të Real Madrid C.F., i mbledhur sot, të enjten, më 11 qershor, dhe i kryesuar nga Florentino Pérez, ka rënë dakord të emërojë José Mourinhon si trajner të ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2029.

José Mourinho do t’i bashkohet Real Madridit më 13 korrik, ditën kur fillon faza përgatitore”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Mourinho rikthehet në krye të Realit të Madridit, skuadër tyë cilën e ka drejtuar edhe në vitet 2010-2013.

Teilen: