Friday, 21. August 2026
Sport

Koreja e Jugut përmbys Çekinë për 13 minuta, aziatikët marrin fitoren e parë

GS 12/06/2026 1 Min. Lesezeit

Çekët kalojnë në avantazh me Krejci, aziatikët më pas realizojnë dy herë dhe marrin fitoren e parë.

Start me fitore në Kupën e Botës për Korenë e Jugut. Në Guadalajara, Meksikë, ndeshja e dytë e Botërorit, Kore e Jugut-Republika Çeke, përfundoi me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin A.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Ladislav Krejci zhbllokoi rezultatin pas një ore lojë, por koreanët përmbysnë gjithçka për 13 minuta. Në minutën e 67-të barazoi In-Beom Hwang. Pas 10 minutash Tomas Soucek shënoi për Çekinë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR-i.

Në minutën e 81-të Hyeon-Gyu Oh kaloi në avantazh Korenë e Jugut, duke i dhënë fitoren e parë në Botërorin amerikano-verior.

Teilen: