Lind Juventusi i Giovanni Carnevali-t. Ky është revolucioni i tretë radhazi në Torino pas tentativave të bëra duke u besuar dysheve Giuntoli-Thiago Motta dhe Comolli-Spalletti. Por këtë herë, pika e fillimit është shumë ndryshe krahasuar me të kaluarën e afërt.
Carnevali u fut nw botwn e futbollit nw vitin 1982. Përvojat e tij të para ishin në Milanese, ku edhe u takua me Beppe Marotta-n, me të cilin do të kultivonte një miqësi të thellë. Gjithashtu ai qwndroi pranw edhe Ariedo Braida-s, i cili më vonë u emwrua drejtor sportiv i AC Milan të Berlusconi-t.
Nga viti 1988, ai shërbeu si drejtor i përgjithshëm i Pavia-s në Serie C, dhe në Serie B me Como-n e Ravenna-n. Carnevali më pas vendosi të themelonte dhe t’i përkushtohej Master Group Sport, një kompani që i lejoi atij të qëndronte i lidhur me sportin profesional dhe më gjerë.
Në vitin 2014, Giorgio Squinzi i besoi atij Sassuolo-n, e cila sapo ishte ngjitur në Serie A. Që atëherë, trajnerët dhe talentet janë zhvilluar përmes klubit zikaltër, nën drejtimin e CEO-s. Ai kreu një tjetër mrekulli me klubin e tij, duke përfunduar i 11-ti si një skuadër e sapongjitur në Serie A. Dhe pikërisht për shkak të marrëdhënies së trajnerit me përvojë me Sassuolon, ai mori kohën për t’u komunikuar pronarëve të klubit të tij, tashmë pothuajse ish-klubit, vendimin e tij për t’u larguar pas 12 vitesh pune të shkëlqyer, duke siguruar gjithashtu që marrëveshjet për mbërritjen e trajnerit të ri Alberto Aquilani nga Catanzaro.