Kur Spanja fitoi Kampionatin Evropian dy vite më parë, mbrojtësi i majtë Marc Cucurella leu flokët e tij karakteristike me të kuqe pasi kishte premtuar diçka të tillë në rast triumfi në Euro 2024.
Tani 27-vjeçari bën një tjetër premtim edhe më fortë, i justifikuar prej faktit se në lojë është një titull me rëndësi siç është Kupa e Botës.
Në një intervistë me “El Partidazo de COPE”, ai zbulon se çfarë do të bënte nëse Spanja do të fitonte Kupën e Botës 2026. “Do të bëja një tatuazh të vogël të fytyrës së Luis de la Fuentes”, tha mëngjërashi i Chelsea-t, i cili ka zgjedhur edhe vendin ku do ta bëjë tatuazhin. “Kupa e Botës në fund të fundit vlen edhe më shumë se Kampionati Evropian”, tha spanjoli, i cili në fund të turenut mund të vendosë në bicepshin e tij trajnerin karizmatik. A.V.