Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk gabuan në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin që zhvillohet edhe në vendin e tyre falë edhe dy golave të Folarin Balogun.
Sulmuesi i Monaco-s ka pas një histori mjaft të bukur, e cila shpjegon përse talenti është i Shteteve të Bashkuara të Amerikës… rastësisht.
Balogun është amerikan pasi ka lindur jo në datën që kishin parashikuar mjekët. Prindërit e tij nga Nigeria u gjendën në New York për turizëm. Pikërisht për këtë motiv Balogun ka shtetësi amerikane.
Edhe pse ai ka kaluar të gjithë jetën në Angli, Balogun ka qenë një lojtar, i cili mund të grumbullohej nga kombëtarja përtej oqeanit.
Origjina e familjes së tij i jepte mundësi talentit që të luante edhe për Nigerinë, por ai sot aktivizohet për SHBA pas një nisme në rrjetet sociale të tifozëve. Në këtë nismë një grup i madh tifozësh kërkuan që Balogun të grumbullohej nga SHBA. A.V.