Friday, 21. August 2026
Sport

Gjykatësi federal refuzon kërkesën për të ndaluar ndeshjen e UFC-së në Shtëpinë e Bardhë… kushtet atmosferike mund t’ja dalin

GS 13/06/2026 1 Min. Lesezeit

Një gjykatës federal ka hedhur poshtë një kërkesë të bërë dy banorë të Virxhinias për të bllokuar Presidentin Donald J. Trump për organizimin e një ndeshjeje UFC në Shtëpinë e Bardhë këtë fundjavë.

Vendimi i së premtes pasdite nga gjykatësi i distriktit amerikan Amit P. Mehta erdhi nga një çështje e ngritur fundjavën e kaluar nga dy persona në Virxhinia, të cilët argumentuan se eventi i organizuar privatisht nuk mund të mbahet ligjërisht në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë ose në Memorialin e Linkolnit.

I emëruari i ish-Presidentit Barack Obama arriti në përfundimin se dy paditësit nuk kanë të drejtën ligjore për të kundërshtuar eventin. Si rezultat, ai nuk mori asnjë vendim mbi ligjshmërinë e ndeshjes së planifikuar. Ky event mund të rrezikohet vetëm nga kushtet atmosferike. Sipas sinoptikanëve ditën e diel në Washington parashikohet mot mjaft i vështirë për të organizuar evente në qiell të hapur. A.V.

Teilen: