Ish-selektori i Kosovës, Rami Hadar, është emëruar trajner te klubi i basketbollit, Golden Eagle Ylli.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar të shtunën se Hadar do ta drejtojë skuadrën për dy vjet.
“Rami Hadar, trajneri i ri i Golden Eagle Yllit. Golden Eagle Ylli ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes dyvjeçare me trajnerin Rami Hadar”, shkruhet në njoftimin e Yllit.
Hadar së fundi ishte trajner i skuadrës izraelite, Hapoel Be’er Sheva.
59-vjeçari ishte selektor i Kosovës nga viti 2023 deri në vitin 2024.
Hadar në elitën e basketbollit kosovar e ka drejtuar më herët edhe Pejën.
Ai ka qenë trajner edhe i disa skuadrave si Maccabi Tel Aviv, Hapoel Afula e Maccabi Haifa.
Teilen: