Real Madrid jo vetëm që nuk e ka harruar çështjen Negreira, por pak më parë përmes një komunikate zyrtare, i ka bërë thirrje UEFA-së të rihapë hetimin për rastin në fjalë. Thelbi i gjithë komunikatës zyrtare është që Real Madrid kërkon dënimin shembullor të Barcelonës.
“Real Madrid C.F. njofton se, në lidhje me të ashtuquajturin ‘Rasti Negreira’, i ka paraqitur UEFA-s një dokument drejtuar organeve të saj disiplinore. Në këtë dokument, klubi i ka sjellë në vëmendje UEFA-s ekzistencën e provave relevante që përforcojnë në mënyrë përfundimtare dyshimet e njohura që nga fillimi në lidhje me ekzistencën e pagesave të zgjatura dhe të errëta pa asnjë justifikim të verifikueshëm, të bëra nga F.C. Barcelona ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit, José María Enríquez Negreira, përmes strukturave të ndryshme të korporatave.
Në këtë kontekst, Real Madrid ka kërkuar rifillimin e menjëhershëm të procedurës disiplinore të iniciuar më parë nga UEFA, duke e konsideruar të papranueshme që kjo situatë ka vazhduar me kalimin e kohës, pasi vazhdimi i saj dëmton seriozisht besueshmërinë e futbollit, institucioneve të tij dhe udhëheqësve të tij, dhe kërkon një përgjigje të vendosur, shembullore dhe të menjëhershme në fushën sportive, pavarësisht nga procedurat gjyqësore në vazhdim.thuhet në deklaratë”,thuhet mes të tjerash në komunikatën zyrtare të klubit madrilen.