Në Houston po luhet Portugali-Republika Demokratike Kongos, ndeshja e parë për grupin K. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.
“Luzitanët” e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 6-të, ku pas një krosimi perfekt të Pedro Neto nga krahu, ishte shtatshkurtëri Joao Neves, i cili shënoi me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 11-të, Kongo kishte një mundësi të mirë, por goditja e Yoane Wissa përfundon pak larg shtyllës së majtë. Minutat në vijim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret për të dy ekipet, por gjithçka ndryshoi në fund të pjesës së parë.
Në minutat shtesë, Kongo barazoi shifrat me Yoane Wissa, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë që mori nga Arthur Masuaku. Pjesa e parë mbyllet 1-1.