Thursday, 18. June 2026
Futboll

“Japonezët janë të gjithë njësoj”; Van der Vaart kërkon falje pas deklaratës së tij në Botëror

GS 18/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-mesfushori i Holandës, Rafael van der Vaart, është detyruar të kërkojë falje për një koment të bërë në transmetim të drejtpërdrejtë, pas barazimit 2-2 mes Holandës dhe Japonisë në Botërorin 2026.

Sot komentator për televizionin publik holandez NOS, Van der Vaart po analizonte paraqitjen e mbrojtësit Micky van de Ven kur tha me shaka: “Lojtarët japonezë ngjajnë të gjithë njësoj, ndoshta edhe Van de Ven e mendoi këtë… Sigurisht që është shaka”.

Komenti erdhi teksa po analizohej goli i barazimit të Japonisë nga goditja e këndit. Deklarata u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe u kritikua gjerësisht, duke u konsideruar fyese dhe stereotipizuese.

Përballë reagimeve, Van der Vaart publikoi një kërkim faljeje: “E kuptoj që disa njerëz i kanë konsideruar fjalët e mia fyese dhe më vjen sinqerisht keq. Nëse kam ofenduar dikë, kërkoj ndjesë. Nuk ishte aspak qëllimi im. Nuk kam pasur kurrë synim të ofendoj, lëndoj apo diskriminoj askënd. I marr seriozisht këto reagime dhe e kuptoj se fjalët mund të interpretohen në mënyra të ndryshme”.

Teilen: