Sunday, 16. August 2026
Futboll

Moderatorja jep dorëheqjen mes lotësh, dha lajmin e rremë për vdekjen e babait të Messit: “Ndjej vetëm turp” (video)

GS 19/06/2026 3 Min. Lesezeit

Moderatorja argjentinase Florencia Peña është përfshirë në një stuhi kritikash pasi dha në transmetim të drejtpërdrejtë një lajm të rremë për vdekjen e Jorge Messit, babait të Lionel Messit, i cili është i sëmurë rëndë. Lajmi i pasaktë u lidh edhe me momentin kur Messi kishte shpërthyer në lot, pas golit të parë në ndeshjen e Botërorit 2026 ndaj Algjerisë.

Pas reagimeve të forta dhe sqarimeve të menjëhershme, Peña kërkoi falje publikisht dhe më pas dha dorëheqjen “live” në TV, mes lotësh, duke pranuar përgjegjësinë e plotë: “Edhe pse informacioni më është dhënë nga redaksia, unë e marr përsipër çdo përgjegjësi. Ndihem keq dhe më vjen turp”.

🚨“NO VOY A OPINAR SOBRE EL TUIT DE LUZU Y OCCHIATO, LA PRODUCCIÓN ME LA PUSO LUZU TV”

“LOS QUIERO MUCHO A LOS CHICOS PERO COMETIERON UN ERROR, ME DA PENA”

FLORENCIA PEÑA SOBRE EL COMUNICADO DE NICO OCCHIATO Y LUZU TV TRAS LA FALSA NOTICIA DE JORGE MESSI @yanilatorre pic.twitter.com/28DoiTDXMG

— Agarra la Pala (@agarra_pala) June 18, 2026Ajo shpjegoi se informacioni i pasaktë iu dha gjatë transmetimit dhe se e besoi pa verifikim. “Gabova unë”, theksoi ajo, duke i kërkuar ndjesë familjes Messi dhe të gjithë atyre që u prekën nga lajmi.

Edhe televizioni “Luzu TV” reagoi zyrtarisht, duke e cilësuar të papranueshme transmetimin e informacioneve të pakonfirmuara. Familja “Messi” gjithashtu u detyrua të dalë me një deklaratë për të mohuar lajmin e përhapur, në të cilën shkruan:

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe mjekër

“Në këtë kohë, ai është nën mbikëqyrje mjekësore, duke u rikuperuar dhe përparuar në mënyrë të favorshme brenda gjendjes që po përjeton. Në dritën e raporteve, thashethemeve dhe spekulimeve që kanë qarkulluar gjatë orëve të fundit, familja dëshiron të shprehë shqetësimin e thellë në lidhje me mungesën e ndjeshmërisë, respektit dhe diskrecionit me të cilin disa individë kanë trajtuar një çështje familjare rreptësisht private.

Familja gjithashtu dëshiron të sqarojë se vetëm familja e Jorge ka informacione reale, të sakta në lidhje me gjendjen e tij. Prandaj, çdo deklaratë apo informacion që nuk vjen direkt nga familja dhe kanalet zyrtare të saj, nuk duhet të konsiderohet i vlefshëm apo i vërtetë.

Në kohë si këto, ne kërkojmë përgjegjësi dhe humanizëm. Shëndeti i një personi dhe qetësia shpirtërore e të dashurve të tij nuk duhet të jenë subjekt i spekulimeve apo vëmendjes së papërgjegjshme mediatike.

Luzu, un canal serio y con llegada a la Selección, deja que Florencia Peña tire información más que sensible como si fuese un chimento más, casi que riendose.

Con disculpas no alcanza. pic.twitter.com/0Zwgkh7HSr

— Argentinisimo (@SoyArgen) June 18, 2026Ne i vlerësojmë sinqerisht shprehjet e dashurisë, respektit dhe shqetësimit që kemi marrë dhe kërkojmë që privatësia, konfidencialiteti dhe hapësira personale e Jorge – si dhe ajo e gjithë familjes së tij – të respektohen gjatë gjithë këtij procesi.

Çdo përditësim përkatës do të komunikohet në kursin e duhur nga familja dhe nëpërmjet kanaleve përkatëse. Faleminderit për mirëkuptimin!”

Teilen: