Ndeshjet e para të Botërorit 2026 kanë dhënë tashmë sinjale të rëndësishme për forcën e skuadrave. Mes skuadrave të mëdha, Franca, Argjentina, Gjermania dhe Anglia janë konfirmuar, ndërsa Brazili, Spanja dhe Portugalia kanë zhgënjyer. Megjithatë, turneu është ende shumë i gjatë dhe kujtohet Botërori 2022, kur Argjentina humbi ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite dhe më pas u shpall kampione.
Sipas llogaritjeve statistikore të “Football Meets Data”, e cila përdor modele që analizojnë rezultatet, golat, shanset, “expected goals” dhe faktorë historikë, është ndërtuar një simulim i mundshëm i gjithë fazës me eliminim direkt të Botërorit 2026.
Draw in 🇨🇩 v 🇵🇹 resulted in quite a shift in the projected bracket!
🇨🇴 Colombia and 🇵🇹 Portugal now switched positions, and the entry of K3 into the mix rearranged who plays whom.
▪️🇵🇹 POR now paired with 🇭🇷 CRO
▪️🏴 ENG now paired with 🇨🇩 COD
▪️🇨🇴 COL now paired with 🇸🇳 SEN… pic.twitter.com/GZdEbByRUkNë anën tjetër, rruga e Argjentinës shihet më e lehtë në letër. Fillimisht do të përballej me Uruguajin, më pas me Australinë ose Egjiptin, dhe në çerekfinale me Kolumbinë ose Senegalin. Në gjysmëfinale mund të ketë një përballje Argjentinë–Brazil ose Argjentinë–Angli, në varësi të rezultateve të tjera. Megjithatë, si gjithmonë në futboll, parashikimet mbeten të pasigurta dhe turneu mund të ndryshojë plotësisht.