Friday, 19. June 2026
Futboll

Ja si televizioni argjentinas shpalli gabimisht vdekjen e babait të Messit, reagon familja: “Të papërgjegjshëm”

GS 19/06/2026 2 Min. Lesezeit

“Babai i Messit sapo ka vdekur”. Ky ishte lajmi i gabuar që u dha “live” në “Luzu TV”, një media argjentinase me përmbajtje në platforma si YouTube dhe Twitch. Gjatë programit “El Show del Verano”, moderatorja Florencia Peña njoftoi në transmetim të drejtpërdrejtë vdekjen e Jorge Messit, babait të kapitenit të Argjentinës.

“Nuk do të doja t’ju jepja lajme të këqija, por babai i Messit sapo ka vdekur”, – u tha në studio, duke shkaktuar tronditje dhe konfuzion mes të ftuarve. Më pas u fol edhe për ndikimin që kjo do të kishte në Botëror, duke sugjeruar se Messi mund të largohej nga turneu. Pak më vonë, redaksia ndërhyri dhe pranoi se bëhej fjalë për një “fake news”.

Luzu, un canal serio y con llegada a la Selección, deja que Florencia Peña tire información más que sensible como si fuese un chimento más, casi que riendose.

Con disculpas no alcanza. pic.twitter.com/0Zwgkh7HSr

— Argentinisimo (@SoyArgen) June 18, 2026Familja “Messi” reagoi ashpër me një deklaratë, duke shprehur “pakënaqësi të thellë për mungesën e ndjeshmërisë, respektit dhe kujdesit në trajtimin e një çështjeje familjare private”.

Pas skandalit, “Luzu TV” hoqi programin nga platformat, ndërsa Florencia Peña kërkoi falje publike dhe u tërhoq nga emisioni, duke pranuar përgjegjësinë: “Më vjen turp, kam gabuar dhe marr përgjegjësinë”.

❌📲“ME COMÍ LA CURVA. ME COMÍ EL FAKE” – Flor Peña y la producción de Luzu piden disculpas por la falsa noticia sobre Jorge Messi
pic.twitter.com/BtxBs179Lk https://t.co/aTp4F1RbZe

— PaseClave (@paseclave__) June 18, 2026

Pido perdón a la familia Messi por el momento espantoso que imagino que están viviendo. Estoy muy avergonzada de haber sido el vehículo para este dolor.

Tengo que aclarar que esta falsa información me fue brindada en medio del vivo como chequeada por cucaracha por la producción…

— Florencia Peña (@Flor_de_P) June 18, 2026

Moderatorja jep dorëheqjen mes lotësh, dha lajmin e rremë për vdekjen e babait të Messit: “Ndjej vetëm turp” (video)

Teilen: