Në një intervistë me TVE, Lamine Yamal ka shqetësuar jo pak Spanjën, pak para ndeshjes me Arabinë Saudite, ndeshje e dytë në grup, pas barazimit zhgënjyes 0-0 ndaj Cape Verde.
“Ndihem shumë mirë. Kam qenë jashtë loje për një kohë të gjatë dhe mezi pres të dielën. Jam gati për çfarëdo që dëshiron trajneri. Por, mendoj se është shumë herët për të luajtur një ndeshje të plotë. Është e panevojshme. Ende po përshtatem dhe nuk është koha për të luajtur një ndeshje të plotë.
Nuk isha lënduar kurrë më parë, dhe këtë vit kam pasur lëndime që më kanë mbajtur jashtë loje. E gjithë kjo të ndihmon të piqesh. Mendoj se kjo ambicia më nxit dëshirën për të fituar dhe për të luajtur”, tha Yamal.
Teilen: