Saturday, 20. June 2026
Futboll

Shoku i Xhakës i jashtëzakonshëm, Holanda “mbyt” Suedinë në pjesën e parë (video)

GS 20/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë mes Holandës dhe Suedisë është mbyllur 2-0 për “Tulipanët”. Në sfidën e dytë të grupit F që po luhet në Houston, holandezët e nisën vrullshëm duke gjetur avantazhin që në minutën e 5-të.

Pas një kundëruslmi të shpejtë dhe një kombinimi të bukur, ishte sulmuesi i Sunderland, Brian Brobbey, që gjeti rrjeten, pas një topi në zonë të futur nga Cody Gapko.

Në minutëne 17-të, ishte Brian Brobbey që shtyn topin në rrjetë, këtë herë pas një asisti nga krahu i djathtë nga Denzel Dumfries.

Në minutën e 37-të, Viktor Gyokeres i afrohet golit për Suedinë, por goditja e tij ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Verbruggen.

Në fund të pjesës së parë, Suedia gjen golin me Gustaf Lagerbielke, i cili shënoi me kokë. Festa e suedezëve shkoi kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për “Tulipanët”.

SHIKOGOLAT

Teilen: