Gazeta portugeze Record zbulon se Morten Hjulmand i ka dhënë lamtumirën shokëve të ekipit dhe do të largohet këtë verë nga Sporting Lisbon. Ka një numër të madh klubesh të interesuara për mesfushorin danez, por në krye të listës qëndron Milan.
26-vjeçari është i gatshëm të rikthehet në Serie A dhe të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te Sporting Lisbon, Ruben Amorim. Danezi është joshur nga ideja për t’u transferuar te Milan dhe duket se ka dhënë “ok” e tij për kushtet personale.
Në anën tjetër, nuk kanë nisur ende negociatat mes dy klubeve, gjë që pritet të nisë javën e ardhshme. Sporting Lisbon pretendon për një ofertë 45 milionë euro, ndërkohë që Milan është i gatshëm të ofrojë deri në 35 milionë euro.