Pas barazimit pa gola ndaj Cape Verde në ndeshjen e parë në grup, Spanja ka reflektuar më së miri dhe është rikthyer në identitet sot në sfidën ndaj Arabisë Saudite, e cila po luhet në Atlanta.
Pjesa e parë është mbyllur 3-0 në favorin e spanjollëve. Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Mikel Oyarzabal, Lamine Yamal e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
Ky është goli i parë në Botëror për Yamal. Mikel Oyarzabal shënoi dy gola të shpejtë në 3 minuta. Fillimisht me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, duke i “vjedhur” topin kundërshtarit dhe golin e dytë, pas një asisti me kokë nga Dani Olmo.
Teilen: