Monday, 22. June 2026
Futboll

🔥 Irani lë një mesazh drithërues në letër në dhomën e zhveshjes pas barazimit ndaj Belgjikës (foto)

GS 22/06/2026 2 Min. Lesezeit

Pas barazimit që mori ndaj Belgjikës, kombëtarja e Iranit la një mesazh drithërues në dhomën e zhveshjes së stadiumit “SoFi” në Los Angeles. Thelbi i mesazhit është se ata se erdhën “me krenari”, “luftuan me nder” dhe po largohen “me dinjitet”, pavarësisht sfidave të hasura gjatë turneut.

Kujtojmë që për shkak të situatës së tensionuar mes dy shteteve, peripecitë për kombëtaren e Iranit në këtë Botëror kanë qenë të shumta. Ata janë strehuar në veri të Meksikës.

Mesazh nga ekipi kombëtar në tabelën e dhomës së zhveshjes:

“Nga Irani i lashtë, mijëra vjeçar, deri te Irani i civilizuar i sotëm, shpirti i Iranit ka mbetur i gjallë dhe i fortë. Ne erdhëm në Los Angeles me krenari, garuam me fisnikëri dhe largohemi nga ky qytet me krenari.

Los Angeles, ju falënderojmë për mikpritjen tuaj. Dhe falënderojmë të gjithë iranianët që qëndruan për Iranin me të gjitha zemrat, zërat dhe qeniet e tyre gjatë këtyre 180 minutave.

Urojmë paqe, respekt dhe miqësi midis të gjitha kombeve të botës”, shkruhet në mesazhin e lënë nga Irani.

Teilen: