Monday, 22. June 2026
Futboll

Como do të luajë në Champions League, Fabregas kërkon yllin 40 milionë eurosh të Chelsea-s

GS 22/06/2026 1 Min. Lesezeit

Duke qenë se do të luajë në Champions League, Como pritet të bëjë disa përforcime të rëndësishme këtë verë. Cesc Fabregas ka kërkuar të forcojë sidomos repartin e mbrojtjes, emri i përzgjedhur prej tij është Trevoh Chalobah.

Mbrojtësi 26-vjeçar aktualisht i angazhuar në Botëror me Anglinë, sezonin e fundit ishte i huazuar te Crystal Palace dhe tani është rikthyer sërish te Chelsea. Ende nuk dihet nëse Chalobah do të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të Xabi Alonso-s apo jo.

Por, transferimi te Como mund të ishte një lëvizje e mirë për anglezin, pasi do të ketë mundësinë të luajë si titullar. Vlera në treg e 26-vjeçarit është 40 milionë euro.

Teilen: