Edhe pse ka kohë që përflitet për një rinovim të mundshëm të kontratës mes Vinicius Junior dhe Real Madridit, kjo gjë nuk ka ndodhur ende dhe po zvarritet dita-ditës. Mediet spanjolle zbulojnë dy pengesat e mëdha që po ndikojnë në mos arritjen e marrëveshjes mes palëve, për të rinovuar kontratën.
Së pari, është kërkesa e anësorit brazilian për të pasur të njëjtën pagë sa Kylian Mbappe me të njëjtat bonuse. Francezi paguhet rreth 32 milionë euro në vit, ndërsa Vinicius 25 milionë euro.
Së dyti, Vinicius Junior ka kërkuar të mbajë shiritin e kapitenit, pra ai të jetë kapiteni i parë. Për momentin, lojtari është i fokusuar te Kupa e Botës me Brazilin, ku ka shënuar 4 gola deri. Me përfundimin e Botërorit, pritet të vendoset njëherë e mirë e ardhmja e tij te Real Madrid. Nëse do të rinovojë kontratën, apo do të largohet.