Harry Kane është një nga emrat që ka në listë Barcelona për të forcuar sulmin për sezonin e ri, pavarësisht se dëshira kryesore e katalanasve është Julian Alvarez.
Sky Sports dhe The Athletic zbulojnë se Harry Kane nuk është aspak i interesuar për një transferim të mundshëm te Barcelona, pavarësisht se ka një klauzolë të veçantë në kontratën aktuale me Bayern Munich, e cila e lejon të largohet këtë verë për një shifër rreth 60 milionë euro.
Sipas burimeve në fjalë, sulmuesi anglez është i etur për të vazhduar te Bayern dhe menjëherë pas përfundimit të Botërorit, do të nisë bisedimet me drejtuesit e klubit bavarez për një rinovim të ri.
Teilen: