Sunday, 12. July 2026
Futboll

“Ai mund të thotë çfarë të dojë, por…”, mbrojtësi i Francës i kundërpërgjigjet Lamine Yamal-it

GS 12/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Francës, Ibrahima Konate, i është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra nga Lamine Yamal, pas kualifikimit të Spanjës për në gjysmëfinale.

Sulmuesi i Spanjës u shpreh se nëse ka një ekip që Franca e ka frikë është pikërisht kombëtarja e tij. Si dhe kujtoi fitoren e Spanjës në gjysmëfinalen e Euro 2024, 2-1 ndaj Francës.

“Ai mund të thotë çfarë të dojë… jo, jo, jo të kemi frikë, ne nuk duhet të kemi frikë nga askush, por përkundrazi të qëndrojmë modestë dhe të mos biem në atë kurth, veçanërisht në këtë fazë të Botërorit.

Sinqerisht, ne nuk dëgjojmë atë që thuhet. Do të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë të jetë e mundur dhe në fund të ndeshjes do të shohim se kush fiton”, tha Konate.

Teilen: