Një nga momentet më të bukura në finalen e madhe të Botërorit, Spanjë-Argjentinë, ishte përqafimi i ngrohtë mes Lamine Yamal dhe Leo Messit, në fund të takimit.
Pas vërshëllimës të arbitrit, Yamal u shkëput nga pjesa tjetër e skuadrës dhe shkoi përqafoi Messin dhe shkëmbyen një bisedë mes tyre. Në një intervistë të fundit për Metro, Yamal tregoi përmbajtjen e bisedës që shkëmbeu me Messin dhe sa e rëndësishme është ajo për të.
“Lionel Messi është lojtari më i madh në historinë e futbollit. Ai ka qenë gjithmonë idhulli im. Kjo është arsyeja pse doja ta përshëndesja pas ndeshjes dhe t’i tregoja gjithë respektin tim.
Ai më tha të vazhdoja të punoja dhe se e ardhmja i përket brezit tim. Për mua, këto fjalë janë po aq të vlefshme sa medalja e artë që mbaj. Ato nënkuptojnë po aq shumë.
Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do të ngrija Kupën e Botës pasi të përballesha me Lionel Messin në finale, do të kisha menduar se ishte i çmendur”, tha Yamal.