Wednesday, 12. August 2026
Futboll

Maldini: Përjetova emocione të forta në funeralin e Baresit. Ranieri? Thjesht u përshëndetëm…

GS 05/08/2026 1 Min. Lesezeit

“Ne ishim të gjithë aty për Francon dhe përjetova emocione të forta”. Paolo Maldini ka rrëfyer për gazetën “La Repubblica” ndjenjat e përjetuara gjatë funeralit të Franco Baresit, mikut dhe mentorit të tij.

“E kam dashur shumë. Me të më lidhin shumë kujtime”, – tha legjenda e Milanit, duke kujtuar figurën e kapitenit historik kuqezi.

Gjatë ceremonisë në Milano, Maldini u takua edhe me Claudio Ranierin, i cili ka trashëguar rolin e tij si drejtor teknik i kombëtares italiane. Megjithatë, ish-kapiteni i Milanit nuk ka dashur të komentojë çështjet federale që e kanë përfshirë më parë. “U përshëndetëm në fund të meshës, por të dy ishim aty vetëm për të kujtuar Francon”, – deklaroi Maldini.

 

Teilen: