Përballja mes Romës dhe Interit, dy skuadrave që kryesojnë renditjen me pikë të plota dhe konsiderohen ndër pretendentet kryesore për titullin, ka edhe një statistikë historike të veçantë: 540 gola në 186 ndeshje, me një mesatare prej 2.9 golash për takim.
Në sezonin aktual, Interi kryeson për golat e shënuar (13) dhe për goditjet (100, nga të cilat 32 në portë), por ka pësuar 6 gola në kampionat (8, nëse llogariten edhe 2 ndaj Real Madridit në Champions). Roma ka shënuar 12 gola, ndërsa Malen ka realizuar gjysmën e tyre.
Verdhekuqtë janë gjithashtu skuadra që ka prekur më shumë topa në zonën kundërshtare (183, kundrejt 177 të Interit) dhe kryeson për krosimet e sakta nga aksioni (25-21). Interi ka një avantazh minimal në goditjet në portë: 32-31.
Megjithatë, Roma ka një avantazh të rëndësishëm: ka pësuar vetëm një gol në kampionat (2, nëse llogaritet edhe ‘Europa League’). Pra, përballë sulmit më produktiv të Interit, Roma sjell mbrojtjen më të mirë.