Alejandro Balde me siguri do të jetë protagonisti kryesor i merkatos së janarit. Mbrojtësi i majtë pritet të largohet nga Barcelona, pasi tashmë dihet që nuk është më në planet e trajnerit Hansi Flick dhe ka përfunduar si zgjedhje e tretë.
Në këtë situatë, largimi i tij është i pashmangshëm. Përveç interesit të madh nga klubet kryesore në Serie A dhe disa prej atyre në Premier League, së fundmi për spanjollin është futur në garë edhe PSG, bën me dije Foot Mercato. Luis Enrique është i bindur që mund të nxjerrë në pah cilësitë më të mira të Balde dhe e sheh atë si një përforcim të vlefshëm për skuadrën pariziene.
Në anën tjetër, Barcelona pretendon jo më pak se 40 milionë euro për të hequr dorë përfundimisht nga Balde, kontrata e të cilit me klubin katalanas skadon në qershor të vitit 2028.