Friday, 18. September 2026
Futboll

 “Për titullin shoh më shumë Interin se Romën. Lautaro si Milito? Princi është i pakrahasueshëm”

GS 18/09/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka dhënë një intervistë për “La Repubblica” në prag të sfidës së zikaltërve në “Olimpico” kundër Romës, duke folur për aktualitetin dhe trajnerët Chivu e Gasperini.

Për marrëdhënien me Gasperinin tha: “U përqafuam. Unë nuk mbaj mëri, por ndoshta ai po dhe do të ishte e justifikuar”.

Për Chivu, ish-presidenti i Interit shprehet: “Është një njeri i guximshëm, me karakter të fortë, dhe këtë e tregoi kur pësoi atë dëmtim në kokë që për pak i mori jetën”.

I pyetur nëse Lautaro Martinez e ka kaluar tashmë Diego Militon, ish-presidenti nuk pranon krahasime: “Princi është i pakrahasueshëm”.

Megjithatë, ai vlerëson edhe kapitenin aktual zikaltër, duke imagjinuar një dyshe të jashtëzakonshme mes dy argjentinasve: “Do të doja t’i kisha pasur me vete Barella dhe Dimarco”.

 

Teilen: