Kombëtarja e Kosovës në futboll ka publikuar listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve,të cilat pritet të zhvillohen në fund të muajit shtator dhe fillim tetorit.
Përzgjedhëzi Franco Foda ka ftuar gjithsej 30 futbollistë për ndeshjet kundër Iralndës,Austrisë dhe Izraelit,teksa në anën tjetër ka publikuar edhe listën e zgjeruar prej 10 futbillistëve.
Në mesin e të futbollistëve të ftuar janë emra të rinj si Dion Kacurri,Erblin Osmani dhe Milot Avdyli,kurse tashmë pjesë e “Dardanëve”nuk janë emra si Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj të cilët konfirmuan largimin nga kombëtarja e Kosovës.
Në listë nuk janë as lojtarët si: Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija,kurse në listë e Fodas janë përfshirë edhe yjet si Edon Zhegrova,Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.
Kujtojmë që Kosova aventurën në Ligën e Kombeve e nis në Prishtinë kundër Irlandës më 24 shtator teksa tre më vonë luan në udhëtim kundër Austrisë.
Dardanët më 1 tetor do të luajnë kundër Izraelit në Hungari,kurse sërish do të takohen kundër Austrisë më 4 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

