Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore me vlerë marramendëse përpara shkuarjes në altar, e cila u zhvillua në një ceremoni intime në vilën e tyre luksoze prej 30 milionë paundësh në Cascais.
Në certifikatë thuhet se Ronaldo dhe Georgina kanë rënë dakord për një “regjim të ndarjes së pasurive”. Kjo do të thotë se, në rast ndarjeje, Georgina nuk do të përfitonte automatikisht gjysmën e pasurisë së krijuar gjatë martesës. Secili do të mbante pasuritë që ka fituar ose blerë në emrin e tij, ndërsa ato të regjistruara në të dy emrat do të ndaheshin mes tyre.
Megjithatë, sipas raportimeve në Portugali, të përcjella edhe nga “Marca”, në rast ndarjeje Georgina do të përfitonte një pagesë prej rreth 85 mijë paundësh në muaj.
Kjo marrëveshje thuhet se u vendos pas lindjes së vajzës së tyre, Alana, me synimin për të garantuar sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve. Gjithashtu, raportohet se vila luksoze e Ronaldos, me vlerë rreth 5 milionë paund, në zonën prestigjioze “La Finca” të Madridit, është e regjistruar në emër të Georginës.