Sunday, 20. September 2026
Futboll

Derbi i Madridit i takon Atletico-s, Mourinho dhe Reali i tij dalin me kokën ulur nga “Metropolitano” (video)

GS 20/09/2026 2 Min. Lesezeit

Atletico Madrid mund 2-1 Real Madridin në derbin e madh të kryeqytetit, i luajtur në “Metropolitano” dhe që është i vlefshëm për javën e shtatë në La Liga.

Pjesa e parë e derbit ishte e qetë dhe pa ndonjë rast konkret nga të dy ekipet. Momenti vetëm i diskutueshëm ishte ai minutës së 39-të, ku pati një përplasje mes Cuti Romero dhe Jude Bellingham. Arbitri risheh pamjet në ekran dhe ndëshkon vetëm me karton të verdhë qendërmbrojtësin argjentinas, pavarësisht se te Real Madrid pretendonin për karton të kuq. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Ndryshe nga pjesa e parë ku munguan rastet, pjesa e dytë në derbin Atletico-Real Madrid nisi vrullshëm.

Në minutën e 53-të, Giuliano Simeone pengohet në zonë nga Dean Hujisen. Arbitri jep penallti dhe ndëshkon me karton të kuq qendërmbrojtësin e Real Madridit, pasi pa edhe pamjet në ekran. Godet Alex Grimaldo, topi përfundon në rrjetë. Atletico kalon në avantazh 1-0.

Në minutën e 59-të, aksion i shkëlqyer i Atletico-s. Giuliano Simeone asiston, Jonathan David ndëshkon Courtois. Atletico kalon në avantazh të dyfishtë, 2-0. Në minutën e 89-të, Antonio Rudiger rihap derbin, duke shënuar me kokë, pas krosimit të Bernardo Silva nga goditja e dënimit. Pavarësisht ankthit të minutave të fundit, Atletico Madrid fiton përfundimisht 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, 5 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Real Madrid renditet i treti me 15 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: