Sunday, 20. September 2026
Futboll

🔥 “Gjithçka ishte shumë e çuditshme”, Jose Mourinho nuk kursehet aspak pas humbjes në derbi

GS 20/09/2026 2 Min. Lesezeit

Jose Mourinho nuk ka asnjë kritikë për lojtarët e tij pas humbjes 2-1 në derbin ndaj Atletico Madridit, por e gjithë pakënaqësia e portugezit është me arbitrin kryesor të takimit, Miguel Angel Ortiz.

“Për sa u përket vështirësive që patëm në situatën ‘njëmbëdhjetë kundër dhjetë’, mund ta imagjinojmë se si do të ishin 50 minuta lojë ‘njëmbëdhjetë kundër nëntë’; prandaj, më mbetet vetëm të përqafoj lojtarët e mi, të cilët dhanë gjithçka. Luajtëm një pjesë të parë me klas të lartë dhe karakter, të cilën mund ta kishim fituar lehtësisht në pjesën e dytë”, tha fillimisht Mourinho.

“Përveç tifozëve të Atleticos, edhe Komiteti duhet të jetë i kënaqur me caktimin e gjyqtarit. Gjithçka ishte shumë e çuditshme. Së pari, ata e dinin se kush do të ishte gjyqtari që një javë para ndeshjes, ndërkohë që kjo duhet të dihet 24 orë përpara. Në këtë rast, ishte një javë më parë.

Gjyqtari është 41 vjeç, nuk është gjyqtar ndërkombëtar dhe nuk është se bëhet fjalë për ndonjë gjyqtar të madh. I shkreti erdhi këtu dhe nuk e përballoi dot presionin; një presion që të kujton vitet ’80, diçka që rrallë e sheh në ditët e sotme”, shtoi Mourinho.

Teilen: