Juventus është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Atalantën në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e pestë në Serie A.
Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku pas një aksioni të shkëlqyer të bardhezinjve dhe asistit të Zeki Celik, ishte Francisco Conceicao që dërgoi në rrjetë topin me një goditje me të majtën brenda zonës. SHIKOGOLIN
Jonathan Rowe pengohet në zonën e rreptësisë në minutën e 31-të. Tek Atalanta pretendojnë për penallti, arbitri thotë “jo”. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë.
Në minutën e 72-të, largohet Conceicao, futet në lojë Edon Zhegrova, i cili bëhet protagonist në golin e dytë të Juventusit. Në minutën e 77-të, Zhegrova kroson nga goditja e këndit, Gleison Bremer shënon me kokë golin e sigurisë për bardhezinjtë. SHIKOGOLIN
Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në vendin e gjashtë me 10 pikë. Atalanta mbetet në vendin e 12-të.