Monday, 21. September 2026
Futboll

Cardinale vlerëson Amorim: 90 minutat më të mira që kemi parë, trajneri ka nevojë për kohë

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Fitorja e thellë ndaj Lecce bindi edhe presidentin e Milanit, Gerry Cardinale, i cili nga tribuna e “San Siros” vlerësoi maksimalisht Ruben Amorim, të kritikuar shumë pas humbjes në “Europa League” ndaj Benfikës.

“Ishte ndër 90-minutëshat më të mirë të futbollit që kemi parë. Dua të përgëzoj Ruben dhe lojtarët tanë që kanë vazhduar të luftojnë në këto ndeshje të para, përpara pushimit të kombëtareve”, – deklaroi pronari i kuqezinjve.

Cardinale theksoi gjithashtu nevojën për durim me trajnerin portugez: “Nuk duhet t’i shpëtojë askujt fakti se një trajner i ri, me një stil të ri loje dhe lojtarë të rinj, ka nevojë për kohë për të gjetur harmoninë e duhur”.

Në fund, ai falënderoi tifozët e Milanit për mbështetjen gjatë kësaj periudhe tranzicioni, ndërsa klubi synon “t’i sistemojë gjërat dhe ta rikthejë Milanin te tradita e tij fituese”.

Teilen: