Mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer, foli për “SportMediaset” pas fitores 2-0 ndaj Atalantës: “Bëmë atë që duhej të bënim, sidomos pas ndeshjes kundër Sassuolos, ku nuk ishim në nivelin e duhur në mbrojtje. Sot lejuam disa raste, por fitorja ishte e rëndësishme për të dhënë vazhdimësi”.
Çfarë ndryshoi pas humbjes në Reggio Emilia?
E kuptuam se ku gabuam. Ishim shumë të çekuilibruar dhe kjo na kushtoi humbjen. U stërvitëm mirë dhe treguam se jemi në rrugën e duhur. Edhe suksesi ndaj NEC na dha besim.
Këtë sezon keni shënuar tashmë dy gola. A dëshironi ta thyeni rekordin tuaj?
Synoj gjithmonë lart, por e rëndësishme është të arrijmë objektivin e skuadrës, që është kualifikimi në Champions League.