Monday, 21. September 2026
Futboll

Daniel Maldinit iu hoq patenta për substanca narkotike, zbardhet rezultati i analizave në spital

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Daniel Maldini ka rezultuar negativ në testin për përdorim të substancave narkotike, të kryer pas aksidentit rrugor ku u përfshi në Milano. Sulmuesi i Cagliari dhe i kombëtares axurre, autor i një goli fundjavën e fundit ndaj Udinese, rezultoi “nën kufirin e cut-off”, sipas analizave të kryera pas aksidentit të një jave më parë, ku pesë persona pësuan dëmtime të lehta.

Hetimet, të urdhëruara nga Policia Bashkiake dhe që tani do t’i përcillen Prokurorisë, tregojnë se rezultatet “nuk janë të pajtueshme” me drejtimin e automjetit në gjendje të alterimit psikofizik. Ndërkohë, menjëherë pas aksidentit, Maldini rezultoi pozitiv në alkooltest, çka solli tërheqjen e patentës nga policia.

Futbollisti kishte rezultuar pozitiv në një kontroll paraprak të kryer nga Policia Bashkiake e Milanos përmes tamponit të pështymës. Ky ishte një pre-test pa vlerë ligjore, ndaj më pas policia urdhëroi marrjen e mostrës së gjakut në spital. Dhjetë ditë më vonë, analizat laboratorike nuk konfirmuan pozitivitetin fillestar. Testi i kryer në spital përjashtoi praninë e substancave narkotike në gjakun e Maldinit.

 

 

Teilen: