Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ishte vendimtar të premten mbrëma duke ia siguruar fitoren Përfaqësueses së Francës. Për Francën debutoi trajneri Zinedine Zidane.
Franca e mposhti Turqinë në udhëtim me rezultatin 1:0.
Ishte ndeshja e parë e Grupit A1 të Ligës së Kombeve.
Mbappe e realizoi golin e fitores për Francën në minutën e 54-t.
Vetëm katër minuta më pas, Mbappe u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi.
Te Turqia në minutën e 87-të direkt me karton të kuq u ndëshkua Ugurcan Çakir.
Në grup me Francën dhe Turqinë janë edhe Belgjika dhe Italia.
Teilen: