Friday, 2. October 2026
Futboll

Nuk e arriti dot në verë, Bayern përgatitet për një transferim të bujshëm për merkaton e janarit

GS 02/10/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich i është rikthyer edhe njëherë pistës me emrin Givairo Read. 20-vjeçari holandez ishte pranë transferimit te klubi bavarez edhe gjatë merkatos së verës, por dëmtimet e vazhdueshme te lojtarit gjatë sezonit të shkuar ndikuan në mëdyshjen e drejtuesve të Bayern për të kompletuar lëvizjen.

Duke qenë se këtë sezon, Givairo e ka nisur shumë mirë te Feyenoord, ku numëron pesë asiste deri tani, por mbi të gjitha ka bërë perfomanca fantastike në krahun e djathtë, duke rizgjuar interesin e Bayernit.

Trajneri Vincent Kompany është një fans i madh i anësorit holandez dhe e sheh atë si profilin e duhur për krahun e djathtë të Bayern, aty ku alternohen mes tyre Konrad Laimer dhe Josip Stanisic. Feyenoord pretendon mbi 30 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin e ri holandez.

Teilen: