Një zjarr i rënë që prej orëve të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Myltes, në Rrilë, është përhapur në një sipërfaqe të gjerë.
Flakët janë shtrirë në drejtim të zonës së GrykLumit, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e tyre. Zjarri ka përfshirë kryesisht ferra dhe shkurre në sipërfaqet bujqësore.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërkohë, situata vijon të monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
/rtsh.al/
Teilen: