Saturday, 3. October 2026
Sport

Muriqi tregon arsyet pse mungoi ndaj Izraelit

GS 03/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur së fundmi në konferencë për shtyp.

Para ndeshjes me Austrinë, “Pirati” foli për shumë gjëra përfshirë dhe mungesën e tij ndaj Izraelit, ku ishte përfolur se refuzonte të luante por që doli të jetë e pavërtetë.

“Kisha ngarkesë të muskujve, është normale. Kisha lëndim para një muaj e gjysmë. Sot do të stërvitem dhe do të jem gati për lojë”, ka thënë Muriqi.

Ndeshja luhet në “Fadil Vokrri”, nesër në orën 15:00.

Teilen: