Saturday, 3. October 2026
Sport

Caktimi i masës së sigurisë, gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, “arrest në shtëpi” për të dyshuarin E.Xh.

GS 03/10/2026 1 Min. Lesezeit

Gjykata ka përmbyllur shqyrtimin gjyqësor për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin me iniciale E.Xh., duke i dhënë të drejtë kërkesave të paraqitura nga organi i akuzës.

Në seancën e zhvilluar për këtë çështje, prokuroria kishte paraqitur dy kërkesa zyrtare: vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj të dyshuarit.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues ka pranuar të dyja kërkesat e paraqitura nga prokuroria, duke vendosur që i dyshuari E.Xh. të vijojë procedimin nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

/rtsh.al/

Teilen: