Saturday, 3. October 2026
Sport

🔥 Përmbysje mes polemikash në Finlandë, reagon Armand Duka

GS 03/10/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse Shqipëria kaloi e para në epërsi ndaj Finlandës në transfertë me golin e Rey Manajt në minutën e 4-të, kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran nuk e mbajtën dot avantazhin, teksa ndikoi edhe kartoni i kuq i marrë nga Etrit Berisha në minutën e 22-të.

Në vijim, Finlanda shënoi dy herë dhe mori 3 pikët. Pas kësaj disfate, ka reaguar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së e ka “zbutur” humbjen, ndërsa motivon ekipin:

“Një ndeshje që nuk shkoi siç e dëshironim në Helsinki. Luftuam deri në fund, por këtë herë rezultati nuk ishte në anën tonë. Kokën lart, kemi edhe tre ndeshje të tjera”.

Teilen: