Territori Shqiptar, gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë vendin.
Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim të shfaqen herë pas here vranësira, të cilat më të dendura do të jenë në skajin verilindor të Shqipërisë.
Megjithatë, nuk priten reshje.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten, duke u luhatur 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.
/rtsh.al/