Wednesday, 7. October 2026
Futboll

Liga e Kombeve: Spanja me super përmbysje ndaj Kroacisë, Anglia bën detyrën ndaj Rep. Çeke (video)

GS 06/10/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit për këtë periudhë në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Spanja mori një fitore 1-2 ndaj Kroacisë vetëm në minutat e fundit të pjesës së dytë. Sfida në Split u zhbllokua në minutën e 17-të, ku Ivan Perisic dërgoi me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e Unai Simon, pas goditjes së Igor Matanovic. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Spanja do të barazonte shifrat 1-1 në minutën e 60-të, me golin e Mikel Merino, pas asistit të Dani Olmo. Në minutën e 80-të, Ivan Perisic merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Kroacinë me 10 lojtarë në fushë. Në minutën e 89-të, një kombinim i bukur mes Martin Zubimendi dhe Mikel merino, ky i fundit dërgon sërish topin në rrjetë. REzultati final, 1-2 për Spanjën.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër, Anglia bëri më së miri detyrën në shtëpi duke fituar 3-0 ndaj Rep. Çeke. Sfida në mitikun “Wembley” u zhbllokua në minutën e 27-të, ku Vladimir Coufal dërgon në portën e tij topin e futur në zonë nga Harry Kane.

Në minutën e 40-të, Anglia dyfishon shifrat me të zakonshmin Harry Kane, i cili gjeti rrjetën pas asistit të Morgan Rogers. Në minutën e 57-të, Kane shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Anglinë. Sulmuesi shënoi pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit nga Lewis Hall. Rezultati finali, 3-0 për Anglinë.

SHIKOGOLAT

Teilen: