Ernest Muçi ka gjetur golin e dytë këtë sezon në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë në fitoren e Trabzonspor 0-3 në transfertën ndaj Samsunspor, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë.
Pas një asisti të Mustafa Eskihellac, Muçi e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, në minutën e 28-të. Në minutën e 39-të, erdhi goli i dytë. Goditja e Muçit drejt portës nuk ndalet në mënyrën e duhur nga portieri kundërshtar, moment nga i cili përfitoi nigeriani Chibuike Nwaiwu, duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 40-të, Franculino Dju shënoi golin e tretë për Trabzonspor, pas asistit të Mohamed Salah. Në fund të pjesës së parë, Trabzonspor mbetet me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Melih Kabasakal, për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit. Pjesa e parë dhe i gjithë takimi mbyllet 0-3 për Trabzonspor.
Ernest Muçi luajti vetëm 45 minuta dhe ishte një nga lojtarët më të vlerësuar në fushë. Sulmuesi kuqezi u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, ende nuk dihet nëse ishte zgjedhje e trajnerit, apo sulmuesi ka ndjerë ndonjë shqetësim fizik.