Monday, 12. October 2026
Futboll

“Të shoh më shpesh se të dashurën time”, Haaland surprizon fotografin (foto)

GS 12/10/2026 1 Min. Lesezeit

Erling Haaland ishte protagonist në një situatë tejet gazmore në përfundim të takimit ndaj Liverpool, ku norvegjezi shënoi golin e parë në fitoren 0-3 të Man. City.

Në përfundim të takimit, sipas asaj që raporton The Sun, Haaland mori admirimin e një kameramani televiziv, i cili po e filmonte nga afër në fushë pas vërshëllimës përfundimtare.

“Gol fantastik, gol fantastik”, ishte reagimi i kameramanit ndaj Haaland. Norvegjezi u përgjigj me buzëqeshje: “Ti je kudo. Të shoh më shpesh se të dashurën time (Isabel Haugseng Johansen).”

Kameramani iu përgjigj duke buzëqeshur “E di, po.” Haaland vazhdoi të buzëqeshte ndërsa po drejtohej për në dhomat e zhveshjes.

Teilen: