Andy Diouf mund të konsiderohet padyshim si një nga surprizat më të mëdha të këtij sezoni në Serie A. 23-vjeçari ka bërë paraqitje fantastike me Interin deri tani, gjë që solli edhe grumbullimin e tij të parë me francën dhe debutimin e tij me “Gjelat”.
Paraqitjet mbresëlënëse të Andy Diouf nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha në Europë. Sipas Caught Offside, deri tani për mesfushorin francez ka interes konkret nga Arsenal, Chelsea, PSG dhe së fundmi në garë ëpr të është futur edhe Barcelona.
Deri tani jemi ende në fazën e interesimit dhe gjatë merkatos së janarit nuk pritet të ketë ndonjë hap konkret për transferimin e tij, por në verë gjithçka mund të ndodhë, nëse francezi vazhdon me këtë ritëm.
Kujtojmë se Inter pagoi rreth 25 milionë euro për Diouf te Lens në verën e vitit 2025, bashkë me bonuset. Në rast insistimi të vazhdueshëm të klubeve të mësipërm, Inter mund të lejojë largimin e tij për një shifër jo më pak se 60 milionë euro.