Tuesday, 13. October 2026
Sport

​Rikthehet Championsi, sonte përballje të mëdha evropiane

GS 13/10/2026 2 Min. Lesezeit

Pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës, ku në program janë nëntë përballje, me skuadrat e mëdha evropiane që synojnë pikë të rëndësishme në garën për kualifikim.

Vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit, si dhe te përballja mes Galatasarayt dhe Barcelonës, dy ndeshje që pritet të sjellin interes të madh për tifozët e futbollit.

Edhe Arsenali do të zbresë në fushë për t’u përballur me Lille, ndërsa Interi do ta presë Club Bruggen. Një tjetër duel interesant është ai mes Villarrealit dhe Napolit, ku skuadra italiane do të kërkojë një rezultat pozitiv në udhëtim.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Bayerni i Mynihut do të përballet me Vikingun, RB Leipzigu me PSV Eindhovenin, ndërsa Lens do të luajë kundër Sportingut të Lisbonës. Sfida mes Sabahut dhe Slavia Pragës e hap programin e sotëm.

Ndeshjet Lens – Sporting dhe Sabah – Slavia Pragë nisin në orën 18:45, ndërsa shtatë përballjet e tjera zhvillohen nga ora 21:00, sipas orës lokale në Kosovë.

Me rikthimin e Championsit, skuadrat kanë mundësinë të konsolidojnë pozitat e tyre në fazën e ligës, në një format ku çdo pikë mund të ketë rëndësi për vazhdimin e garës.

Teilen: