Tuesday, 13. October 2026
Futboll

“Yamal është Messi i ri, por ne kemi “asin nën mëngë” ndaj Barcelonës. Vjen paralajmërimi për katalanasit

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Galatasaray-Barcelona do të jetë një nga sfidat më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme në Champions League. Pak orë para kësaj përballjeje, ish-legjenda e Galatasaray-it, Erdal Keser, vlerësoi Barcelonën e sidomos Lamine Yamal, por theksoi që klubi turk ka një “as nën mëngë” që mund të bëjë diferencën në sfidën e sotme.

“E gjithë Evropa e njeh mirë Barcelonën, sepse është një ekip i jashtëzakonshëm që është rikthyer në formën e tij më të mirë. Lamine Yamal është Messi i radhës; për këtë nuk ka asnjë dyshim”, tha fillimisht Keser.

Ish-sulmuesi i Galatasaray-it mendon se ai që mund të bëjë diferencën në sfidën e sotme , duke e konsideruar si “asi nën mëngë” është pikërisht, Victor Osimhen.

“Osimhen është lojtari jonë më i rëndësishëm. Nëse është në gjendje të mirë fizike dhe mund të luajë, kjo do të jetë në favor të ekipit tonë. Ai mund ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes i vetëm. Kurrë më parë nuk kemi pasur një lojtar si ai”, shtoi Keser.

Teilen: