Studentët në Durrës janë mbledhur këtë të enjte para bashkisë së qytetit, ku kanë protestuar duke hedhur vezë në drejtim të godinës.
Protesta vjen në mbështetje të lëvizjes protestuese në Tiranë, ku prej tre ditësh vijojnë tubimet e shoqëruara me tensione dhe përplasje në rrugët e kryeqytetit.
Studentët në Durrës kanë bojkotuar mësimin dhe janë grumbulluar në sheshin para Bashkisë, ku vijojnë të qëndrojnë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre.
Deri në këto momente, situata në Durrës paraqitet e qetë dhe nuk raportohen tensione mes protestuesve dhe autoriteteve.
/rtsh.al/
Teilen: