Friday, 16. October 2026
Sport

Protesta në Korçë, të rinjtë përplasen me policinë. Shkulen tabela e gjuhet me gurë, disa të shoqëruar

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Protesta e të rinjve vijon edhe në qytetin e Korçës, ku protestuesit kanë marshuar përgjatë bulevardit “Republika”. Gjatë zhvillimeve, situata është tensionuar, duke sjellë ndërhyrjen e forcave të policisë dhe shoqërimin e disa prej të rinjve pjesëmarrës në protestë.

Gjatë marshimit, disa prej protestuesve kanë shkulur tabela, ndërsa raportohet se janë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të Policisë dhe institucioneve. Gjithashtu, janë rrëzuar kosha mbeturinash përgjatë rrugës dhe janë dëmtuar elementë të infrastrukturës publike.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, të rinjtë kanë vijuar grumbullimin dhe marshimin përgjatë bulevardit “Republika”, ndërsa situata është shoqëruar me tensione.

/rtsh.al/

Teilen: